www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vucic e çon në zgjedhje të reja Beogradin pas manipulimeve të shumta me vota

Posted on March 3, 2024March 3, 2024 by User User1

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka marrë vendim për ta çuar Beogradin në zgjedhje të reja pas konstatimeve nga OSBE-ja për manipulime të shumta me vota në zgjedhjet e dhjetorit atje.

Kryetari i zgjedhur i Beogradit, Aleksandar Shapiq, i cii vjen nga partia e Vuçiqit SNS, e dha këtë njofitm pas një mbledhjeje që pati kjo parti.

Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE-ODIHR), tha në raportin përfundimtar se zgjedhjet në Serbi u mbajtën në kushte të padrejta dhe u “dëmtuan nga retorika e ashpër, anshmëria në media, trysnia ndaj punonjësve të sektorit publik dhe keqpërdorimi i burimeve publike”.Raporti paraqiti po ashtu propozimet për veprimet që duhet të marrin autoritetet serbe para zgjedhjeve të ardhshme.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se raporti i OSBE/ODIHR-it konfirmon shqetësimet e bllokut për procesin e zgjedhjeve në Serbi.

“Procesi elektoral në Serbi kërkon përmirësime të dukshme dhe reforma të mëtejshme, sepse funksionimi i duhur i institucioneve demokratike të Serbisë është në thelb të procesit të anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian”, tha Stano, shkruan “Zëri i Amerikës”.

Ai tha se raportet për parregullsi duhet të hetohen në mënyrë transparente, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale, ndërsa mirëpriti siç tha, gatishmërinë e autoriteteve në Serbi për të punuar në zbatimin e rekomandimeve.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara