
LeBron James u bë lojtari i parë i NBA-së që arrin 40 mijë pikë në sezonin e rregullt në karrierë në ndeshjen e së shtunës kundër Denver Nuggets.
Por ai e përshkroi atë si “të hidhur” pasi skuadra e tij Los Angeles Lakers humbi 124-114 nga kampionët në fuqi të NBA.
“Të jesh lojtari i parë që bën diçka, është shumë mirë në këtë ligë”, tha 39-vjeçari, i cili shënoi 26 pikë në mbrëmje, raporton BBC.
“Ju thjesht e dini historinë, ju i njihni të mëdhenjtë që kanë kaluar”.James shënoi koshin historik me 10 minuta e 39 sekonda të mbetura në çerekun e dytë me një goditje nga ana e majtë e koshit për t’i dhënë Lakers epërsinë 37-32, raporton BBC
