www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ç’thonë ekspertët për ndikimin e shampove në rritjen e flokëve

Posted on March 3, 2024March 3, 2024 by User User1

Rënia e flokëve është një fenomen më i zakonshëm nga sa ju mendoni…Gati 80% e burrave në botë dhe 50% e grave përjetojnë rënie të flokëve gjatë gjithë jetës së tyre. Por, të dish se nuk je vetëm në luftën tënde nuk është gjithmonë e mjaftueshme për të shuar streset dhe ankthet që mund të vijnë kur sheh flokë që bien me grushte.

Kjo është arsyeja pse shumë njerëz kërkojnë produkte që mendohet se ndihmojnë në rigjenerimin e flokëve ose në rritjen e shanseve për daljen e flokëve të reja.

Cilat janë shampot më të mira për rritjen e flokëve?

Të kuptohemi që në fillim: “Asnjë shampo, sipas njohurive të mia, nuk i rrit flokët,” thotë dermatologia Mona Gohara dhe pedagogia në Shkollën e Mjekësisë, Yale.

Thënë kjo, ka përbërës të caktuar në shampo që mund të ndihmojnë në rritjen e flokëve ose që të krijojnë një mjedis më të mirë për rritje. “Ka shampo me përbërës hidratues që ndikojnë në folikulat e flkoëve, të cilat nga ana tjetër i bëjnë flokët e hollë të duken më të trashë,” thotë Gohara. Gjithashtu, kur lëkura e kokës dhe folikulat janë të pastra, kësisoj krijohet një ambient i përshtatshëm për rritjen e flokëve.

Përbërësit që duhen kërkuar në shampo për flokë të hollë

Mjekja Debra Jaliman, një dermatologe në qytetin e Nju Jorkut, thotë se proteina e grurit është një përbërës i mirë për t’u gjetur në shampo, sepse kur bashkohet me ujin në flokë jep iluzionin e flokëve më të trashë dhe të dendur. Proteina e ujit të orizit është një tjetër përbërës, që ka të njëjtën vlerë si keratina dhe ndihmon në rritjen dhe volumin e flokëve tuaj.

Ndaj, kini parasysh që në blerjen e shampos së radhës të kujdeseni për këto përbërës, që ndoshta nuk ndikojnë direkt në rritjen e flokëve, por krijojnë një hapësirë të përshtatshme për flokë më të plotë dhe të dendur.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara