
Ministri i Jashtëm polak Radek Sikorski ka thënë për moderatorin e CNN Fareed Zakaria se Polonia ka shpenzuar 50 miliard dollarë për të blerë pajisje ushtarake nga SHBA
Në këtë intervistë ministri ka thënë se vendi i tij shpenzon 4% të Bruto Produktit Vendor normë e cila tejkalon kërkesën e NATO-s prej rreth 2% ndërsa ka shtuar se vendi i tij është i gatshëm që ta ngritë këtë shifër deri në 8%.
Ai shtoi se vendet e Bashkimit Evropian (BE) kanë blerë armë nga SHBA me vlerë rreth 90 miliard dollarë që nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë.
Sikorski ka thënë se vendi i tij nuk dëshiron që të bëhet përsëri koloni ruse prandaj do të ngrisë kapacitetet ushtarake të saj.
