www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Burimet prej Egjiptit thonë se do të rinisin bisedimet për armëpushim në Gazë

Posted on March 2, 2024March 2, 2024 by User User1

Bisedimet për armëpushim në Gazë pritet të rinisin të dielën në Kajro, kanë thënë dy burime të fushës së sigurisë në Egjipt, ndonëse një medium izraelit ka raportuar se Izraeli nuk do të dërgojë delegacionin e vet derisa të mos e ketë listën e plotë të pengjeve izraelite që janë ende gjallë.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se shpreson që armëpushimi do të nisë së zbatuari para nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit për myslimanët, më 10 mars.

Ende nuk është bërë ndonjë koment prej Izraelit apo grupit militant Hamas, që kanë negociuar në të kaluarën përmes ndërmjetësuesve, përfshirë Egjiptin dhe Katarin.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Presioni ndërkombëtar është rritur, pasi mbi 30.000 palestinezë janë vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, prej nisjes së ofensivës izraelite në Gazë.

Kombet e Bashkuara paralajmërojnë që një çerek i popullsisë është një hap larg urisë.

I zotuar për ta shkatërruar Hamasin, Izraeli e ka nisur ofensivën në Gazë, pas sulmeve të Hamasit në tokën e tij, më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

urimet prej Egjiptit kanë thënë se delegacionet e Izraelit dhe Hamasit pritet të arrijnë të dielën në Kajro.

Sipas tyre, një incident i së enjtes në Gazë, në të cilin më shumë se 100 palestinezë janë vrarë sa kanë qenë duke pritur për të marrë ndihma, nuk i ka ngadalësuar bisedimet, mirëpo i ka shtyrë negociatorët që të arrijnë më shpejt rezultat.

Disa burime brenda ushtrisë izraelite e kanë pranuar se kanë shtënë me armë zjarri drejt palestinezëve që kanë pritur për ndihma, pasi turmën e kanë parë si “rrezik”./REL

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara