
Nga fillimi i vitit e deri më sot janë dorëzuar 216.000 aplikime për pasaporta nga i gjithë vendi plus ato nga diaspora. Në janar janë bërë 95.000, në shkurt 121.000. Vetëm në Shkup në janar janë bërë rreth 26.000 kërkesa për pasaporta dhe në shkurt 47.000 kërkesa. Për ditën e sotme është paralajmëruar mbërritja e 85 mijë formularëve të tjerë të pasaportave.
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Pançe Toshkovski dje hodhi një tjetër “bombë” në opinion, duke pretenduar se mbi 100 mijë qytetarë që nuk kanë letërnjoftim të vlefshëm, por kanë pasaportë me emrin e vjetër të vendit, nuk do të munden për të ushtruar të drejtën e tyre themelore për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale. Sipas tij, bëhet fjalë për shtetas rezidentë mbi 18 vjeç, të cilët ende nuk kanë nxjerrë letërnjoftim dhe mund të identifikohen vetëm me pasaportë në kuadër të zgjedhjeve për të ushtruar të drejtën e votës.
Ndryshe nga pretendimi i tij, Diaspora e Bashkuar Maqedonase u bëri thirrje të gjithë mërgimtarëve që kanë dokumente udhëtimi me emrin e vjetër të regjistrohen për të votuar.
“Diaspora e Bashkuar Maqedonase u bën thirrje të gjithë shtetasve të Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit, pavarësisht nga rinovimi i pasaportave të tyre nëse është ende e vlefshme, të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e ardhshme dhe të specifikojnë vlefshmërinë e zgjedhjeve në vendet në të cilat jetojnë. Ne besojmë se zgjedhjet e këtij viti janë një faktor kyç që diaspora të fitojë zë në vendlindje, gjë që mund të kontribuojë në institucionalizimin e saj dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës, e cila është kyçe në këtë proces. Për herë të parë, Maqedonia e lehtësoi atë proces dhe përcaktoi hapa specifikë me përfaqësime të detajuara të shtetasve dhe të drejtave të tyre të votimit të regjistruara. Prandaj, ne si organizatë e kemi shpjeguar të njëjtin proces në dy gjuhë, maqedonisht dhe anglisht dhe të njëjtin e shpërndajmë kudo”, thuhet në letrën e DBM-së.
Ndërkaq, nga fillimi i vitit e deri më sot janë dorëzuar 216,000 aplikime për pasaporta nga i gjithë vendi plus ato nga diaspora. Në janar janë bërë 95.000, në shkurt 121.000. Vetëm në Shkup në janar janë bërë rreth 26.000 kërkesa për pasaporta dhe në shkurt 47.000 kërkesa. Për ditën e sotme është paralajmëruar mbërritja e 85 mijë formularëve të tjerë të pasaportave.
Pasi nuk u miratuan ndryshimet në Ligjin për dokumentet e udhëtimit, Toshkovski tha se duhet të ketë përgjegjësi për ata që bënë kaos me pasaportat. Sipas tij, është e papranueshme që LSDM-ja dhe BDI-ja nuk i miratuan ndryshimet, prandaj qytetarët e vendit, siç tha ai, janë në “arrest shtëpiak”.
Megjithatë, Parlamenti thekson se nuk ka asnjë pengesë që një kërkesë e tillë të hyjë në procedurë të rregullt, ndonëse është çështje nëse edhe atëherë do ta kalojë pragun e votave për të qenë në rend dite për diskutim. Në anën tjetër, iniciativë të ngjashme ministri Toshkovski e ka lansuar edhe në qeveri dhe duhet të vendosë nëse do ta përcjellë në Parlament për shqyrtim apo jo. Mirëpo, edhe nëse iniciativa e Qeverisë kalon, diskutimi mund të zgjasë aq shumë sa që kur të përfundojë, të gjithë do të kenë pasaporta të reja.
Ndër të tjera, në BE po diskutohet për gjetjen e rrugës për takime me qytetarët e shtetasve të Maqedonisë derisa kriza me dhënien e dokumenteve vazhdon. Në çfarë mënyre nuk dihet ende, përveç se në ndryshim nga dramat publike të ministrit të Punëve të Brendshme, diplomacia po punon në heshtje për zgjidhjen.
