Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska me aktivitetin e sotëm shënon 1 Marsin – Ditën e Zero Diskriminimit, që synon promovimin e diversitetit, tolerancës dhe gjithëpërfshirjes.
Postimi i plotë:
Sot në gjimnazin e qytetit të Shkupit “Josip Broz Tito” hapa panelin e organizuar me rastin e Ditës globale të Diskriminimit Zero. Me aktivitetin e sotëm shënojmë 1 Marsin – Ditën e Zero Diskriminimit, e cila synon promovimin e diversitetit, tolerancës dhe gjithëpërfshirjes.
Qyteti i Shkupit dhe shkollat e mesme të Shkupit vazhdimisht punojnë për ngritjen e vetëdijes për efektet negative të diskriminimit, si dhe për zbatimin e masave dhe aktiviteteve për gjithëpërfshirje në shkolla. Përpjekjet e përbashkëta për të kundërshtuar diskriminimin mes të rinjve në të gjitha format e tij, për të njohur vlerën e diversitetit dhe për të promovuar përfshirjen dhe tolerancën duke ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë janë thelbësore.
Në panelin e sotëm morën pjesë nxënës të shkollave të mesme të Shkupit, profesionistë, ekspertë, psikologë dhe pedagogë shkollorë, si dhe drejtorë të cilët diskutuan për organizimin e shkollave të mesme në drejtim të parandalimit të diskriminimit. Në këtë aktivitet u diskutua edhe për llojet e diskriminimit që hasin nxënësit, si dhe për pasojat, përkatësisht për ndjenjat e nxënësve që janë të ekspozuar ndaj diskriminimit. Konkluzionet e panelit ishin në formën e masave mbrojtëse, me theks në mekanizmat e mbrojtjes ligjore dhe u zhvillua një diskutim i hapur me studentët.
