www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sa shpesh duhet ta ndërroni furçën për pastrimin e dhëmbëve

Posted on March 1, 2024March 1, 2024 by User User1

Larja e dhëmbëve dy herë në ditë për rreth dy minuta është hapi i parë për të pasur dhëmbë të shëndetshëm.

Por, ndonëse dhëmbët duhet mbajtur të pastër, ekziston edhe një çështje tjetër që duhet ta aplikoni lidhur me këtë; sa shpesh dhe kur duhet ta ndërroni furçën për pastrimin e dhëmbëve, shkruan Express.co.uk.

Sipas profesionistes Dr. Safa Al-Naher, furça e dhëmbëve duhet të ndërrohet mesatarisht çdo dy muaj ose kur fijet e furçës të jenë shpupuritur.

“Disa furça elektrike tani vijnë me një tregues, për t’ju lajmëruar se kur duhet ta ndërroni kokën e furçës së dhëmbëve. Kështu që kjo e bën të bukur dhe të lehtë”, deklaroi Al-Naher.

Një pyetje tjetër, është edhe ajo se kur duhet të pastroni dhëmbët para ose pasi të keni ngrënë vaktin e mëngjesit.Dentistja Al-Naher këshillon njerëzit të mos i pastrojnë dhëmbët menjëherë pas çdo vakti gjatë ditës.

“Duhet të prisni së paku 40 minuta pasi të keni ngrënë ushqim, kështu që ka logjik nëse i pastroni në kushte normale para se të hani”, u shpreh ajo.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara