www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Marrëveshja BDI & ASH-Sela për listat e përbashkëta drejt finalizimit?

Posted on March 1, 2024March 1, 2024 by User User1

BDI dhe ASH-ja e drejtuar nga Ziadin Sela mund të dalin bashkë në zgjedhje. Me sa mëson TV21, dy partitë ditëve të fundit janë duke i bërë gati listat e përbashkëta, në të cilat, siç tregojnë burimet, partisë së Selës mund t’i takojnë 3 deri në 5 pozita fituese për deputetë.

TV21 mëson se Ziadin Sela mund të jetë bartës liste në njësinë zgjedhore 5, Ilire Dauti e treta në listën zgjedhore të njësisë 6, ndërsa Elmi Aziri i dyti në listën e zonës 2.

Edhe pse kreu i ASH-së Sela së fundi në një televizion në Kosovë e ripërsëriti qëndrimin e partisë, se ka vendim që në zgjedhje të dalin vetë, megjithatë TV21 ka informacione se Sekretari Gjeneral i ASH-së, Krenar Lloga, është diku finalizuar bashkëpunimin me BDI-në. Megjithatë ky është një proces që ende është duke vijuar, ndërsa TV21 gjatë ditëve në vazhdim do të sjellë më shumë detaje rreth bisedimeve.

Nga ana tjetër, ditëve në vijim po ashtu pritet që BDI të formalizojë edhe bashkëpunimin me Partine Demokratike Europiane të Arjanit Hoxhës dhe Lëvizjen Populli të Skënder Rexhepit – Zejd.

Se si do të reflektojnë të gjitha këto në strukturat e BDI-së, mbetet për t’u parë./TV21

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara