www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska  dhe drejtori i NP “Parqe dhe gjelbërime”, Sefi Shabani sot zbukuruan Shkupin me mbi 2000 fidanë

Posted on March 1, 2024March 1, 2024 by User User1

Me mbjelljen e mbi 2.000 fidanëve, kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me punëtorët e qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjes publike “Parqe dhe gjelbërime” Shkup, sot shënuan ditën e ndërmarrjes publike të qytetit, e cila punon në vazhdimësi për rregullimin e gjelbërimit të qytetit.

Sot, aksioni i mbjelljes po zhvillohet përgjatë korridoreve të gjelbërta qendrore dhe anësore përgjatë bulevardit Partizanski Odredi në shtrirjen nga ura e Kombeve të Bashkuara deri në Qendër.

Vazhdojnë eko aksioni i madh me realizimin e aktiviteteve të shumta të mbjelljes së pemëve dhe fidanëve në disa lokacione nëpër Shkup, si dhe aksionet e planifikuara për pyllëzim të parkut pyjor Vodno dhe parkut pyjor Gazi Baba.

Zonat e gjelbra, korridoret e gjelbra dhe parqet luajnë një rol të madh në ruajtjen e shëndetit të njerëzve dhe të qenit në natyrë është çelësi për ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor. Prandaj, është e një rëndësie të madhe t’u ofrohen më shumë mundësi qytetarëve për të qëndruar në natyrë dhe në të njëjtën kohë të ndërgjegjësohet për rëndësinë e shfaqjes së respektit të veçantë ndaj natyrës dhe qëndrimit të përgjegjshëm ndaj saj pa ndotjen dhe shkatërrimin e saj nformon Shkupi.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara