Me mbjelljen e mbi 2.000 fidanëve, kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes publike “Parqe dhe gjelbërime”, Sefi Shabani , sot shënuan ditën e ndërmarrjes publike të qytetit, e cila punon në vazhdimësi për rregullimin e gjelbërimit të qytetit.
Sot, aksioni i mbjelljes po zhvillohet përgjatë korridoreve të gjelbërta qendrore dhe anësore përgjatë bulevardit Partizanski Odredi në shtrirjen nga ura e Kombeve të Bashkuara deri në Qendër.
Vazhdojnë eko aksioni i madh me realizimin e aktiviteteve të shumta të mbjelljes së pemëve dhe fidanëve në disa lokacione nëpër Shkup, si dhe aksionet e planifikuara për pyllëzim të parkut pyjor Vodno dhe parkut pyjor Gazi Baba.
Zonat e gjelbra, korridoret e gjelbra dhe parqet luajnë një rol të madh në ruajtjen e shëndetit të njerëzve dhe të qenit në natyrë është çelësi për ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor. Prandaj, është e një rëndësie të madhe t’u ofrohen më shumë mundësi qytetarëve për të qëndruar në natyrë dhe në të njëjtën kohë të ndërgjegjësohet për rëndësinë e shfaqjes së respektit të veçantë ndaj natyrës dhe qëndrimit të përgjegjshëm ndaj saj pa ndotjen dhe shkatërrimin e saj nformon Shkupi.
