www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Këta janë dhjetë lojtarët shqiptarë më të paguar në futboll – Muriqi më lart se Xhaka

Posted on March 1, 2024March 1, 2024 by User User1

Futbollistët shqiptarë në vitet e fundit kanë fituar respekt në kampionatet kryesore evropiane, duke luajtur në nivel të lartë në klubet që përfaqësojnë.

Telegrafi ka nxjerr pagat bruto të lojtarëve shqiptarë në vit, të bazuar në ueb faqes ‘Capology’, që është e specializuar për kontratat e futbollistëve, shkruan Telegrafi.

Në vendin e parë, siç pritej është ylli i Chigaco Fire, Xherdan Shaqiri, i cili paguhet 6.7 milionë euro në vit. Pas tij vjen Vedat Muriqi, sulmuesi i Mallorcas në Spanjë me një pagë rreth 4.5 milionë euro.

Granit Xhaka që u largua nga Arsenali këtë vit për të luajtur në Bundesliga te Bayer Leverkusen, ka një pagë bruto rreth 4.2 milionë euro në vit.

Tre mbrojtës që luajnë në Seria A, janë pjesë e kësaj liste. Bëhet fjalë për Elseid Hysaj, Marash Kumbullën dhe Amir Rrahmanin.

Elseid Hysaj (Lazio) paguhet 3.7 milionë euro, pas tij vjen Marash Kumbulla (Roma) 3.3 milionë euro, ndërsa kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani (Napoli ) ka pagë bruto në vlerë 3.2 milionë euro në vit.

Me paga mjaft të mira janë edhe dyshja shqiptare e Besiktasit, Milot Rashica dhe Ernest Muçi që paguhen nga 3 milionë euro neto në sezon.

Armando Broja me kontratën e tij te Chelsea paguhet 2.4 milionë euro në vit. I fundit që mbyll top 10-shin është Enis Bardhi i Trabzonspor me një pagë prej 2.1 milionë euro në vit.

Paga mbi 1.5 milionë euro në vit kanë Ardian Ismajlin, Nedim Bajramin dhe Thomas Strakosha.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara