www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

E veja e Navalnyt mesazh lamtumire drejt tij: Nuk di si të jetoj pa ty, Lyosha, faleminderit për 26 vjet lumturi!

Posted on March 1, 2024March 1, 2024 by User User1

E veja e Alexei Navalny, Yulia Navalnaya postoi një mesazh lamtumire për burrin e saj të ndjerë në rrjetin social “X”.

Teksa e falenderon atë për 26 vjet lumturi absolute, ajo i shkruan se do të takohen sërish një ditë për të qeshur e përqafuar sërisht.

Postimi:

Lyosha, faleminderit për 26 vjet lumturi absolute. Po, edhe gjatë tre viteve të fundit të lumturisë. Për dashurinë, që më mbështete gjithmonë, që më bëre të qesh edhe nga burgu, për faktin që ke menduar gjithmonë për mua.

Nuk di si të jetoj pa ty, por do të përpiqem të të bëj të lumtur për mua dhe krenar për mua. Nuk e di nëse mund ta përballoj apo jo, por do të përpiqem.

Do takohemi patjetër një ditë. Unë kam kaq shumë histori të patreguara për ty, dhe kam kaq shumë këngë të ruajtura për ty në telefonin tim, në përgjithësi janë qesharake të them të drejtën, këngë të tmerrshme, por ato kanë të bëjnë me ne, dhe doja shumë që t’i dëgjoje. Më pas të qeshnim dhe të më përqafoje.

Të dua përgjithmonë. U prehsh ne paqe.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara