www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bujar Osmani: Kush prish marrëdhëniet me SHBA-në, i bën dëmin më të madh shqiptarëve

Posted on March 1, 2024March 1, 2024 by User User1

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njëherazi dhe kandidat për president në zgjedhjet që do të mbahen në RMV, ka dhënë një intervistë për Euroneës Albania, ku ka folur për situatën politike në shtetin fqinj.

Osmani tha se synimi i BDI ishte që shqiptarët të futeshin me një kandidat të vetëm në garë për zgjedhjet presidenciale, por kjo nuk u realizua për shkak të përçarjes së Aleancës për Shqiptarët dhe daljes si kandidat të Arben Taravarit.

Përveç Osmanit e Gërvallës, edhe Memli Krasniqi po merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë
Osmani nuk dha asnjë koment kur u pyet nëse ishte kryemnistri Kurti, ai i cili shtyu Arben Taravarin të kandidonte, por thumboi kryeministrin e Kosovës duke thënë se detyra e tij është të flasë me Blinken dhe Borrell çdo ditë.

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut theksoi se marrëdhëniet e shqiptarëve me SHBA-të janë të shenjta dhe askush nuk duhet t’i prekë ato.

“Nuk jam marrë me ato punë, unë jam Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut. Kur kam marrë detyrën si ministër i Jashtëm e kam gjetur pozicionin e Maqedonisë së Veriut ndaj Kosovës kështu: “Ne mbështesim dialogun Kosovë-Serbi që ka si synim normalizimin e marrëdhënieve”. Sot Maqedonia e Veriut e ka qëndrimin zyrtar të ndryshuar në këtë mënyrë: “Ne mbështesim dialogun Kosovë-Serbi që ka si qëllim njohjen e ndërsjelltë”.

Ky është një kapërcim serioz i qëndrimit të Maqedonisë së Veriut. Unë mund të jem folklorik, por unë duhet të jem në kontakt të drejtpërdrejtë ditor me Blinken dhe Borrell dhe këtë e kam krijuar.

Nuk ka më të shenjtë për shqiptarët se sat ë ruajnë partneritetin me SHBA-të çdo gjë tjetër është folklore. Në himnin shqiptar thuhet “kush ik nga lufta është tradhtar”, madje unë do t’i shtoja dhe një fjali “kush prish marrëdhëniet me SHBA-të i bën dëmin më të madh shqiptarëve”, tha Osmani.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara