www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Varhelyi për Planin e Rritjes: Në 2027 mos thoni se nuk jemi gati për në BE, keni 6 miliardë euro në ndihmë për Ballkanin Perëndimor

Posted on February 29, 2024February 29, 2024 by User User1

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të zbatojnë reformat dhe kriteret e caktuara për të tërhequr gjashtë miliardë eurot që janë ndarë për vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Planit të Bashkimit Evropian për Rritje Ekonomike në Ballkanin Perëndimor (2024-2027) dhe të njëjtat të vihen në funksion. Pas vitit 2027 do ishte e vështirë që vendet të thonin se nuk janë gati për në BE. Këtë mes të tjerash e deklaroi sot eurokomisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi nga Tirana ku edhe po zhvillohet Samiti i Ballkanit Perëndimor me BE-në, shkruan Portalb.mk.

Varhelyi ka theksuar se me këtë plan të BE-së mundësohet dyfishimi i ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor i cili është pjesë e procesit të zgjerimit, që domethënë se përveç reformave që vendet kandidate për në BE duhet të bëjnë, BE-ja do të mundësojnë vendeve përfitimet që sjell anëtarësimi përpara se vendet të anëtarësohen në BE.

”Rajoni mund të bëhet gati për anëtarësim në BE edhe më shpejt. Vendet tuaja po aplikojnë këto rregulla që sot me qëllim që kur të arrijmë tek anëtarësimi gjithçka të kryhet më thjesht…Prandaj po japim fonde shtesë që këto reforma të kryhen sepse shumica e tyre kanë kosto financiare shtesë. Ne jemi të gatshëm që të lehtësojmë këtë kosto dhe udhëheqësit evropian kanë vendosur që 6 miliardë euro do të duhet të ndihmojnë rajonin. Kjo është sasia e fondeve që u jepet vendeve anëtare sipas fondeve strukturore dhe deri në vitin 2027. Pas 2027 do të ishte e vështirë që vendet e rajonit të thoshin s’jemi gati për në BE”, tha Varhelyi.

Ai mes tjerash ka treguar edhe katër marrëveshjet të cilat u arritën sot në Samitin BE- Ballkani Perëndimor për Planin e Ri të Rritjes.

“E para, rishikimi i kostove të transaksioneve. Bankat duhet të aplikojnë të njëjtat rregulla, si në vendet e origjinës. Mendoj se ka pasur dakordësi që kjo gjë do të arrihet sivjet. E dyta, koristë e gjelbra. Të heqim kohët e pritjes në pikat kufitare. Të rregullojmë procedurat, në mënyrë që të përshpejtohen pritjet në kufi. Duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti. Do të ulë kostot për bizneset. E treta, puna kërkimore shkencore. Të sjellim brezin tjetër të industrive në rajon. Të kemi një qendër, ku këto industri të mund të mbështeten, po flasim për sektorin farmaceutik, digjital etj. Së fundi, rrjeti falas i internetit në hapësirat publike në të gjithë Ballkanin Perëndimor. I kemi fondet për këtë gjë. Duhet t’i pajisim bashkitë me të gjitha mjetet e duhura”, tha Varhelyi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes duhet të angazhohen pa asnjë rezervë.

“Me planin e rritjes do marrim hapat e nevojshëm për të ecur më pranë njëri-tjetrit dhe BE-së, ose do rrezikojmë të dështojmë për të zënë një vend më pranë BE-së. Ose e bëjmë së bashku, ose dështojmë së bashku, ekonomitë tona nuk mund të lulëzojnë duke penguar lëvizjen e lirë të njëra-tjetrës. Ose bëjmë paqe për të punuar për begatinë tonë, ose mungesa e kësaj begatie do na bëjë të humbasim paqe. Kështu funksionin BE-ja, kështu duhet të funksionojë Ballkani Perëndimor”, tha Rama.

Lajmet e fundit…

  • Shkarraviti “Kosova është Serbi” në veturën me targa kosovare, serbit i caktohet paraburgim nga gjykata në Kroaci
  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara