www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

51% e të rinjve, pre e dhunës kibernetike

Posted on February 29, 2024February 29, 2024 by User User1

Pavarësisht njohurive rreth digjitalizimit, të rinjtë shpesh herë janë cak i sulmeve kibernetike. Në një anketë të realizuar në tre shkolla të mesme të Shkupit, 51 për qind e të rinjve janë shprehur se kanë qenë viktima të dhunës kibernetike.

Ndërkohë, në pyetjen nëse këtë lloj të dhunës e kanë paraqitur, 28.5 për qind e viktimave janë përgjigjur se dhunën kibernetike nuk e kanë paraqitur.

Maja Hristovska, eksperte nga qendra “Analitika” tha se numri i ulët i rasteve të paraqitura dëshmon se viktimat kanë frikë ti paraqesin këto raste për shkak se nuk gjejnë mbështetjen e duhur.

Hristovska gjithashtu kujtoi se institucionet arsimore duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat për mbrojtje të të dhënave nga sulmet kibernetike.

“Në pyetjen a ke qenë viktime e dhunës kibernetike, 51 % e të anketuarve kanë qenë viktimë e dhunës kibernetike. Siguria kibernetike patjetër të bëhet pjesë përbërëse e programit vjetor të çdo institucioni arsimor. Nxënësit dhe mësimdhënësit kanë nevojë për akses në mjetet mësimore të nevojshme për të kuptuar, zbuluar dhe shmangur kërcënimet kibernetike që mund të hasin çdo ditë”, tha Maja Hristovska, Analytico.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara