www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Institutet Shkencore Publike në Maqedoni kërkojnë rritje pagash

Posted on February 28, 2024February 28, 2024 by User User1

Rritje të pagave kërkon edhe Sindikata e Pavarur e Shtatë Instituteve Publike Shkencore që realizojnë programe studimore të ciklit të dytë dhe të tretë.

Sindikata kërkon takim me drejtuesit e institucioneve që të ndiqet shembulli me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” për avancimin e të drejtave të punonjësve të tyre, të cilët në kushte të krizës ekonomike dhe të inflacionit dyshifror, janë sjellë të pragun e ekzistencës.

“Injorimi nga ana e ministrisë paraqet mospërfillje të obligimit për nënshkrimin e Marrëveshjes me të cilën do të harmonizohej rritja e shpenzimeve jetësore gjë që ka sjellë në një situatë kur sot një asistent – doktorant të marrë pagë shumë më të ulët se sa paga mesatare, ndërsa një pjesë e kuadrit administrativ të marrë pagë më të ulët se ajo minimale e përcaktuar me ligj.

Kjo qasje kundrejt punonjësve shkencorë dhe punëtorëve administrativë të instituteve shkencore publike me interes nacional, është skajshmërisht diskriminuese dhe e pa imagjinueshme për një shtet i cili pretendon të bëhet pjesë e shoqërisë evropiane”, thuhet në reagimin Sindikatës e cila i bënë thirrje Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, që sa më parë ta nënshkruajë marrëveshjen e re kolektive për punonjësit e instituteve shkencore publike.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara