www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Familjarët e 26-vjeçarit që vdiq nga aksidenti në Prishtinë ia falin gjakun familjes së shoferes

Posted on February 28, 2024February 28, 2024 by User User1

26-vjeçari Sh. H., që vdiq mesditën e së hënës në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, është varrosur sot.

Në ceremoninë e varrimit familja e të ndjerit ia ka falur gjakun familjes të së dyshuarës që ka shkaktuar aksidentin.

Nga pamjet që janë publikuar familja Habibaj në prezencë të shehut ia kanë falur gjakun familjes Kllokoqi-Berisha.

“Ky gjak familjes Kllokoqi-Berisha iu fal sot, mos me e çu më gat, e para se me falë xhenazen e djalit. Veç me ia bë hallall, pa ja jep dorën. Në prezencën e burrave këtë punë me ia lënë në dorë të Zotit, por jo na me u marrë me atë punë”, ka thënë shehu prezent.

Kujtojmë se Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se prokurori ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës.

Sipas kërkesës për paraburgim, e dyshuara duke drejtuar makinën në mënyrë të pakontrolluar ka goditur shtyllën e semaforit dhe semafori pas rrëzimit e godet këmbësorin Sh. H., i cili si pasojë e lëndimeve vdes në vendin e ngjarjes.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara