www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Padi për policin e Maqedonisë së Veriut i cili i gjuajti disa dokumente dhe vulën policore në kamionin për mbeturina

Posted on February 27, 2024 by User User1

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal për një punonjës të Policisë nën dyshimet se ka asgjësuar vulën dhe disa dokumente të klasifikuara policore duke i gjuajtur si mbeturina. I dyshuari është pezulluar nga detyra deri në zgjidhjen e rastit, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër Z.N., nëpunës policor në Stacionin Policor me Kompetenca të Përgjithshme pranë SPB Manastir, për shkak të ekzistimit  të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “sekuestrimi ose asgjësimi i vulës apo dokumentit zyrtar”, të dënueshme sipas nenit 390 të Kodit Penal”, raportoi Policia.

Materialet ishin të vendosura në garazhin e Njësisë për Punë të Brendshme në Krushevë. Hedhja e tyre ka ndodhur më 20 shkurt të këtij viti.

“Ka marrë një pjesë të kutive me materiale zyrtare, ndër të cilat edhe dokumente me shkallë të caktuar klasifikimi, dhe i ka hedhur në rimorkio të N.P. “Komuna”, e cila në atë moment po kryente grumbullimin e rregullt të mbeturinave, duke shkatërruar libra apo dosje të organit shtetëror”, njoftoi Policia.

Policia ka publikuar disa pamje nga kryerja e veprës penale.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara