www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zelensky: S’e kuptoj sesi Trump mund të jetë në anën e Putin! Nuk i di qëllimet e Rusisë

Posted on February 26, 2024February 26, 2024 by User User1

Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të jetë “kundër amerikanëve” nëse zgjedh të mbështesë Rusinë në lidhje me Ukrainën, tha të dielën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Duke folur për Kaitlan Collins të CNN në Kiev, Zelensky tha se “nuk mund ta kuptojë se si Donald Trump mund të jetë në anën e (presidentit rus Vladimir) Putin”.

“Është e pabesueshme,” shtoi ai.

Trump, i cili është në prag të bëhet kandidati presidencial republikan pasi fitoi  zgjedhjet paraprake republikane në Karolinën e Jugut , ka refuzuar të tregojë nëse dëshiron që Rusia apo Ukraina të fitojnë luftën.

Zelensky tha se ai beson se Trump – i cili  gjithashtu pretendoi se  do t’i jepte fund konfliktit brenda një dite nëse zgjidhej – nuk i kuptonte qëllimet e Putinit.

“Unë mendoj se Donald Trump nuk e njeh Putinin”, tha Zelensky. “E di që e ka takuar… por ai kurrë nuk ka luftuar me Putinin. Ushtria amerikane nuk ka luftuar kurrë me ushtrinë ruse.” tha ai.

Zelensky i tha CNN se Rusia po shpenzon “miliarda dollarë” për përhapjen e informacionit të rremë rreth luftës dhe se ka qenë e suksesshme në përdorimin e dezinformatave  – dhe duke ndikuar në debatin në SHBA.

“U habita që ata janë të fortë edhe në Shtetet e Bashkuara, në BE (Bashkimi Evropian), në të gjithë botën. Ata investuan shumë para për këtë”, tha ai.

Fryrja e numrit të viktimave ukrainase është vetëm një shembull se si Rusia po përhap narrativa të rreme, tha presidenti. Më herët të dielën, Zelensky zbuloi për herë të parë numrin e ushtarëve ukrainas të vrarë në konflikt deri më tani: 31,000.

Ai tha se ishte e rëndësishme të ndahej numri, duke shtuar se edhe disa politikanë amerikanë kanë treguar shifra shumë të pasakta.

CNN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur shifrat, të cilët erdhën në fundjavën që Ukraina shënoi dy vjet që nga pushtimi i plotë i Rusisë. Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se rreth  70,000 ushtarë  janë vrarë dhe gati dyfishi i këtij numri janë plagosur.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara