www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani: Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicies imperialiste ruse, në radhë është Ballkani

Posted on February 26, 2024February 26, 2024 by User User1

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mori pjesë në Konferencën e titulluar “Ukraina: Dy vite heroizëm”, ku u shënua dy vjetori i agresionit rus ndaj Ukrainës, organizuar nga Ambasada e Ukrainës në Shkup dhe CIVIL, njoftojnë nga MPJ e Maqedonisë.

“Sot u mblodhëm për të nderuar kujtimin e tyre dhe për ta siguruar Ukrainën se do të vazhdojmë me mbështetjen tonë edhe në të ardhmen. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në anën e Ukrainasve dhe t’i japim mbështetjen e duhur për të mbrojtur dhe rindërtuar vendin. Maqedonia e Veriut e mbështet Ukrainën si në planin politik ashtu edhe në atë operativ dhe do të vazhdojë ta mbështesë deri sa të ketë nevojë. Në këtë drejtim, do të theksoja kontributin tone në suaza bilaterale, por edhe në nivel ndërkombëtar”, theksoi Osmani.

Në fjalimin e tij, theksojnë nga MPJ, Osmani vendosi theksin edhe në zotimet e tij, si kryesues me OSBE-në për gjetjen e zgjidhjeve praktike për të ndihmuar Ukrainën dhe popullin e Ukrainës në tejkalimin e sfidave të vështira.

“Ukraina ishte një nga prioritetet tona të kryesimit tonë me OSBE-në, ShBA-Kartën e Adriatikut (A5) dhe PBEJL, gjatë vitit që lam pas. Në cilësinë e kryesuesit me OSBE-në, dy herë e kam vizituar vendin dhe jam angazhuar fuqishëm në gjetjen e zgjidhjeve praktike që do të ndihmonin Qeverinë, shoqërinë civile dhe popullin e Ukrainës në tejkalimin e sfidave me të cilat përballen.

Njëherit, ne fuqishëm ishim të përqendruar që të bëjmë thirrje urgjente për t’i dhënë fund kësaj lufte. Gjithashtu, derisa kryesoja me A5, nisma lëshoi deklarata të përbashkëta për mbështetjen e Ukrainës dhe dënimin e fuqishëm të agresionit rus” tha Osmani.

Osmani shtoi se si vend anëtar i NATO-s, mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të forcuar më tej mbështetjen politike dhe praktike për Ukrainën derisa vendi vazhdon të mbrojë pavarësinë, si dhe sovranitetin dhe integritetin territorial.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara