www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

20 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski

Posted on February 26, 2024February 26, 2024 by User User1

Sot bëhen 20 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski, i cili e humbi jetën në fatkeqësi ajrore në Rotimlje, në afërsi të Mostarit.

Në fatkeqësinë ajrore që ndodhi më 26 shkurt të vitit 2004 përpos presidentit Trajkovski humbën jetën edhe tetë anëtarë të delegacionit të Maqedonisë, i cili kishte udhëtuar në një konferencë ndërkombëtare në Mostar të Bosnjë Hercegovinës.

Në lidhje me këtë ngjarje janë zhvilluar edhe dy hetime nga dy komisione të ndryshme për të kuptuar nëse ka qenë aksident ajror apo ka qenë “akt terrorist”, prej të cilave dolën edhe dy raporte të ndryshme.

Në të dy raportet, të cilët dallojnë nga njëri-tjetri, megjithatë, si shkak për rënien e avionit theksohen gabimet e pilotit dhe mangësi të tjera indirekte të sistemit.

Në raportin e parë si shkak kryesor për rrëzimin e avionit janë theksuar “gabime proceduriale në periudhën e aterimit, për nga lartësia dhe nga vendi, në aeroportin në Mostar, në fluturim të kontrolluar”.

Në raportin e dytë janë theksuar edhe disa mangësi sistematike, ndërsa është publikuar edhe transkripti i kutisë së zezë, respektivisht gjithë biseda mes pilotëve dhe biseda me kontrollin e fluturimit.

“Shtatë procedura gjatë fluturimit nga ana e pilotëve dhe pesë gabime sistematike të institucioneve kompetente në Maqedoni dhe në BeH janë shkaqet për rrëzimin e avionit”, citohet në raportin e dytë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara