www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

KSHZ: Përfundimisht me ditën e djeshme 14.360 qytetarë, më shumë nënshkrime për Osmanin, Dimitrievskin dhe Vankovskën

Posted on February 25, 2024February 25, 2024 by User User1

Sipas të dhënave  më të reja të paralajmëruara të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) përfundimisht me ditën e djeshme gjithsej 14.360 qytetarë kanë dhënë nënshkrimin për parashtruesit e kandidaturës për presidenti të shtetit. Sipas të dhënave të publikuara të KSH-së, deri më tani askush nga kandidatët për shtef të shtetit nuk ia ka mbledhur 10 mijë nënshkrimet e nevojshme nga qytetarët.   

Sipas seksionit të KSHZ-së, më së shumti nënshkrime ka Bujar Osmani, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), për të cilin janë nënshkruar 5.405. I dyti në listë është lideri i “ZNAM”- Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski me 3613 nënshkrime të mbledhura. Kandidatja e mbështetur nga partia E Majtë, Biljana Vankovska-Cvetkovska, ka mbledhur 2.758 nënshkrime, ndërsa kandidati i GROM-it”, Stevço Jakimovski ka 1.974 nënshkrime.

Të gjithë të tjerët në listën prej 11 kandidatëve për presidenti të shtetit kanë më pak se një mijë nënshkrime – Vello Markovski ka 249 nënshkrime, ndërsa kandidati i bllokut opozitar “Vlen”, Arben Taravari, ka 246 nënshkrime. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në këto dy ditë nuk është pranuar asnjë nënshkrim për kandidatin Tome Nikolloski.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se duke filluar nga sot, përderisa vazhdon mbledhja e nënshkrimeve, një herë në ditë do të bëjë publik numrin e nënshkrimeve të marra për secilin kërkues individualisht dhe rregullisht do të përditësohet.

Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve, e cila ka nisur më 23 shkurt, do të vazhdojë në vazhdimësi çdo ditë nga ora 08:00 deri në 20:00, ndërsa ditën e fundit, më 8 mars, do të punohet deri në mesnatë. Mbledhja e nënshkrimeve bëhet në të gjitha sektorët rajonale dhe zyrat e KSHZ-së që ndodhen në selitë e 34 pushteteve lokale dhe para noterëve kompetentë.

Kur parashtruesi i listës së kandidatëve për president është një grup votuesish, është e nevojshme të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në Listën zgjedhore, ndërsa kur paraqitësi i listës së kandidatëve për president janë deputetë, është e nevojshme që mbledhin të paktën 30 nënshkrime nga deputetët.

Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat e kandidatëve për president të shtetit,duhet t’i dorëzojnë në KSHZ më së voni deri më 19 mars, në mesnatë. Afati për mbledhjen e nënshkrimeve vlen si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare. Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për më 24 prill, ndërsa raundi i dytë është më 8 maj, kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. 

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara