www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nënshkrimet për President / Deri më tani 13 kandidatë për President

Posted on February 24, 2024February 24, 2024 by User User1

Edhe sot vijon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e nomuniar për president për zgjedhjet rrethi i parë i të cilave do të mbahet më 24 prill. Në rrjedhë është edhe afati për regjistrim për të gjithë ata që do të votojnë në diasporë. Sipas përcaktimeve të afateve të -së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, afati për mbledhjen e nënshkrimeve zgjat deri më 8 mars, ndërsa regjistrimi i diasporës për votim është deri më 18 mars.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandër Dashtevski ka njoftuar, se deri mbrëmë kandidaturat i kanë dorëzuar gjithsej 13 kandidatë. Nga partitë shqiptare, Kandidatë janë Bujar Osmani nga BDI dhe Arben Taravari i cili do të mbështetet nga opozita shqiptare VLEN. Presidenti aktual Stevo Pendarovski do të kandidojë edhe për një mandat me mbështetjen e LSDM-së, e cila vendimin duhet të kalojë në organet e brendshme partiake, ndërsa VMRO-DPMNE-ja propozon profesoreshën Gordana Siljanovska Davkova. Megjithatë, të dy do të duhet të konfirmohen në konventat e partisë të planifikuara për në fillim të marsit.

Maksim Dimitrievski nga do të jetë kandidat i Lëvizjes “ZNAM”, Stevço Jakimovski, lideri i GROM-it, profesoresha Biljana Vankovska si kandidate e të Majtës, Mersiha Smailoviq nga Lidhja Demokratike Boshnjake dhe Velo Markovski i cili ka shpallur kandidaturë si i pavarur. Deri më tani, edhe katër të tjerë kanë dhënë deklaratë me iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve qytetare në KSHZ – Tome Nikollovski, Gospodin Popovski, Gjorgi Manaskov dhe Zorica Cvetkovska.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, në paraqitje televizive, tha se deri mbrëmë, nuk janë dorëzuar vërejtje për kushte të papërshtatshme nga kandidatët që mbledhin nënshkrime dhe nëse dikush raporton diçka të tillë, menjëherë do të trajtohet. Sipas tij, nuk ka ankesa për fillimin e parakohshëm të fushatës, por sërish apelon që partitë politike që të respektojnë procedurat dhe të sillen brenda ligjit./tvklan.mk

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara