www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vjosa Osmani: Do të ndërtohet qendër rajonale për gratë dhe sigurinë në Kosovë!

Posted on February 23, 2024 by User User1

Presidentja Vjosa Osmani bëri të ditur se në bashkëpunim me Departamentin amerikan të Shtetit, në Kosovë do të ndërtohet Qendra Rajonale e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Duke folur në Prishtinë në konferencën rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”, Osmani theksoi se Kosova ka qenë një nga katër shtetet e përzgjedhura për këtë qendër.

Hapja e kësaj qendre në Kosovë është bërë pjesë e strategjisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për gratë, paqen e sigurinë, si dhe pjesë e planit kombëtar amerikan të veprimit.

Osmani nuk dha hollësi rreth kësaj qendre apo datë se kur do të ndërtohet por nënvizoi se pret që përmes saj të konsolidohen gjithnjë e më shumë partneritete të reja në Kosovë e në rajon.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë, qëllim kryesor ka pozicionimin e grave si partnere të barabarta në të gjitha fushat që lidhen me paqen dhe sigurinë.

Në këtë drejtim, Kosova është shembull i mirë i përkushtimit në përmbushje të axhendave globale, pavarësisht faktit që shpesh herë jemi të kufizuar për t’i dhënë zë punës tonë në këto organizma ku ne ende nuk jemi anëtarë.

Sipas tij, përfshirja e grave në procese të paqes dhe sigurisë është parakusht për paqe e demokraci të qëndrueshme.

Ne sot kemi një numër të madh të grave të përfshira në politikë, edhe në sektorin e drejtësisë e në atë të sigurisë ndonëse numri i tyre është larg nga të qenët i barabartë me numrin e burrave dhe kjo duhet që të ndryshohet.

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më 31 tetor të vitit 2000 miratoi rezolutën 1325 për gratë, paqen dhe sigurinë.

Kjo rezolutë i nxit shtetet anëtare të OKB-së që të sigurojnë një përfaqësim më të madh të grave në të gjitha nivelet vendimmarrëse në institucionet kombëtare, rajonale e ndërkombëtare, si dhe në mekanizmat për parandalimin, drejtimin e zgjidhjen e konfliktit.

Lajmet e fundit…

  • Shkarraviti “Kosova është Serbi” në veturën me targa kosovare, serbit i caktohet paraburgim nga gjykata në Kroaci
  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara