www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

U arrestua i riu nga Tetova pasi organizoi luftë mes qenve

Posted on February 22, 2024February 22, 2024 by User User1

Një nëntëmbëdhjetë vjeçar nga Llaca e Tetovës është arrestuar nga Policia e Tetovës për shkak të dyshimit se së bashku me dy persona të tjerë ai ishte përfshirë në një vepër penale “torturë të kafshëve”, raporton Portalb.mk.

I riu H.H. kishte organizuar luftë në mes të dy qenve javën e kaluar dhe pastaj video-materialin nga ky veprim e ka shpërndarë në një rrjet social.

“Personi po mbahet në Stacionin Policor të Tetovës për pastrim të plotë dhe dokumentim të çështjes”, informon SPB Tetovë.

Njëri nga qentë me lëndime të dukshme është gjet në një shtëpi të braktisur në Sellcë të Tetovës dhe i njëjti është dorëzuar në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari.

Ky rast u publikua në rrjetet sociale dhe ka pasur reagime të ashpra nga publiku.

Aktivistët dhe OJQ-të kanë bërë thirrje prej kohësh për t’i dhënë fund luftimeve të organizuara të qenve për argëtim dhe fitim, që konsiderohet si një krim i “mizorisë ndaj kafshëve”.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara