www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shaqiri: Formuam shkollën e re fillore në Haraçinë, infrastruktura ekzistuese është duke u rikonstruktuar

Posted on February 22, 2024February 22, 2024 by User User1

Vitin e kaluar,si Qeveria edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës kemi përkrahë një iniciativë lokale të popullatës në Haraçinë, lidhur me përmirësimin e procesit arsimor për fëmijët e kësaj komune. Ishte kërkesë për ngritjen e shkollës së re fillore me qëllim që të lehtësohet puna e shkollës fillore egzistuese dhe njërës nga më të mëdhatë në vend – “Gjerg Kastrioti Skëndërbeu”. e cila kishte rreth 2000 nxënës. Dhe ideja u realizua, gjegjësisht nga viti shkollor 2023-2024 filloi punën subjekti i ri juridik – shkolla fillore, e cila funksionon në një nga objektet ekzistuese, në të cilën aktualisht po zhvillohen aktivitete rindërtimi.

Këtë e theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili së bashku me kryeministrin Talat Xhaferin, sot kanë vizituar komunën e Haraçinës, ku kanë kryer mbikëqyrje në aktivitetet e ndërtimtarisë që janë zbatuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për nevojat e shkollës së re fillore. “Abdil Frashëri”.

„ Për t’iu përgjigjur plotësisht nevojave të institucionit të ri arsimor, sigurisht para së gjithash në interes të nxënësve, vendosëm të rikonstruktojmë objektin në të cilin ndodhet shkolla, të rikonstruktojmë sallën e sportit dhe të bëhet përshtatja e një pjese të hapsirave të brendshme.. Aktualisht janë duke u kryer punimet ndërtimore dhe për këtë janë ndarë rreth 260 mijë euro. Kështu që , shumë shpejt do të kemi një objekt shkollor modern, të cilin e meritojnë fëmijët dhe punëtorët këtu”, tha Shaqiri

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara