www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pendarovski nga LSDM dhe Siljanovska nga VMRO-ja sërish në garë për president

Posted on February 22, 2024 by User User1

Kryesia e LSDM-së sot pasdite ka marrë vendim që ta përkrahë mandatin e dytë presidencial të presidentit aktual Stevo Pendarovski.

Burime partiake bëjnë të ditur se sot pasdite në mbledhjen e kryesisë së LSDM-së është vendosur që Stevo Pendarovski të përkrahet si kandidat për kryetar të shtetit. Ky vendim do t’u prezantohet anëtarëve të Bordit Ekzekutiv dhe Qendror të partisë këto ditë.
Tashmë janë planifikuar takime me partnerët e koalicionit për ditët në vijim, ndërsa konventa zyrtare promovuese do të mbahet më 3 mars.

Ndërsa, profesoresha dhe deputetja Gordana Siljanovska-Davkova është paraqitur në konkursin e VMRO-DPMNE-së, për president të shtetit, kanë bërë të ditur nga kjo parti, raporton SHENJA.
Për kandidaturën e saj do të vendoset në konventën e delegatëve që do të mbahet më 2 mars 2024. Nga kjo parti thonë se profesoresha Davkova ka paraqitur plan, program për punë dhe numrin e nevojshëm të nënshkrimeve nga delegatët.(INA)

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara