www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Studimi i ri zbulon se gratë dhe burrat i kuptojnë ndryshe emoji-t

Posted on February 21, 2024February 21, 2024 by User User1

Një studim ka zbuluar se gratë i interpretojnë dhe i kuptojnë emoji-t ndryshe nga burrat, kështu që herën tjetër që do t’i dërgoni dikujt një emoji, sigurohuni që ajo të interpretohet saktë, raportoi Independent. Kjo për shkak se emoji-t janë subjektive në natyrë. Ndërsa disa mund ta interpretojnë një fytyrë të përlotur si trishtim, të tjerë mund të interpretojnë lumturinë e pamasë që e bën njeriun të qajë.

Emoji-t janë një mënyrë për të shprehur ndjenjat që mund të ndryshojnë nga personi në person, nga gjinia në gjini, si dhe mosha. Ideja e shprehjes është e ndryshme për të gjithë. Hulumtimi përfshiu 523 të rritur, nga të cilët 49% ishin meshkuj dhe 51% ishin femra. Emoji-t u zgjodhën nga katalogët e Apple, Windows, Android dhe WeChat dhe pjesëmarrësve iu kërkua t’i ndajnë ato në gjashtë kategori të ndryshme të gjendjes emocionale sipas të kuptuarit të tyre, shkruan living.al.

Hulumtimi zbuloi se gratë, krahasuar me burrat, ishin më të suksesshme në interpretimin e saktë të emoji-ve në kategori të lumtura, të neveritura, të frikësuara, të trishtuara, të befasuara dhe të zemëruara. Nuk u gjetën dallime gjinore në interpretimin e emoji-ve të befasuar ose të neveritur. Dr Ruth Filik, profesoreshë e asociuar në Shkollën e Psikologjisë në Universitetin e Nottinghamit, tha:

“Ajo që më duket më interesante dhe befasuese është se ka kaq shumë dallime individuale në mënyrën se si njerëzit i interpretojnë këto emoji. Pra, ne duhet të mendojmë për rezultatet në kuptimin e dallimeve midis njerëzve në mënyrën se si ata i interpretojnë emoji-t, në vend që disa njerëz të jenë më të mirë në të se të tjerët. Ne duhet t’i mbajmë parasysh këto dallime kur përdorim emoji në mesazhet tona.”

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara