www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shifra të çmendura, ja sa do të fitojë Mbappe në orë, ditë, javë, muaj dhe vit te Real Madrid!

Posted on February 21, 2024February 21, 2024 by User User1

Ndërsa e ardhmja e Kylian Mbappes vazhdon të zërë titujt kryesorë në Spanjë, duket se një zgjidhje për të ardhmen e tij po afrohet. Manchester United dhe Liverpool kanë dorëzuar oferta për të nënshkruar me sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe këtë verë. Futbollisti i ka thënë PSG-së, sipas The Athletic, se ai do të largohet nga klubi si lojtar i lirë këtë verë, pasi kishte zgjedhur të mos nënshkruajë një zgjatje të kontratës. RMC Sport në anën tjetër raporton se francezi ka informuar bashkëlojtarët e tij për vendimin që ka marrë, megjithëse nuk ka treguar se në cilin klub do të transferohet. Nga ana tjetër, ylli francez thuhet se tashmë ka nënshkruar në një kontratë pesëvjeçare me Real Madridin, të paktën sipas asaj që raporton MARCA.

Mediat spanjolle publikuan edhe fitimet që do t’i ketë francezi te Los Blancos, ndërsa Mirror Football ka dalë me një listë të re. Sipas tyre, 25-vjeçari do të fitojë 15 milionë euro në sezon te klubi spanjoll, duke mos përfshirë bonusin nga fitimin i trofeve, golave, të drejtat e imazhit e të tjera, ndërsa te PSG fitonte 72 milionë euro në vit. Me të nënshkruar kontratën, Mirror bën të ditur se Mbappe do të arkëtojë një bonus 150 milionë euro që do të paguhet për pesë vitet e kontratës. Duke qenë kështu, sa do të fitojë ylli francez nga Real Madridi për këto pesë vite nga shumat tashmë të publikuara:

45 milionë euro në sezon,

3.7 milionë euro në muaj,

865 mijë euro në javë,

123 mijë euro në ditë,

Pesë mijë euro për orë.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara