www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shehu: Organizimi i zgjedhjeve të dyfishta do të kushtojnë 17 milionë euro

Posted on February 21, 2024February 21, 2024 by User User1

Organizimi i zgjedhjeve të dyfishta në maj të këtij viti, do t’u kushtojë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut përafërsisht 17 milionë euro, ka bërë të ditur Ditmire Shehu nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Shehu për “TV21” njofton se edhe në KSHZ ka pasur avancime dhe punësime të reja, të cilat tashmë janë aprovuar nga Ministria e Financave.

Para se të shpallen zgjedhjet nga Ministria e Financave veç na dhanë pëlqim për punësim dhe avancim e të punësuarve në KSHZ dhe gjithashtu në bazë të Kodit Zgjedhor kemi mundësi të angazhojmë edhe trupa ndihmës”, tha Shehu.

Ajo deklaroi se që nga viti i kaluar e kanë ditur se ky vit do të jetë vit zgjedhor, por fakti se do të jenë të dyfishta sipas saj e lehtëson punën ngaqë administrata nuk do të angazhohet për dy cikle.

Po, Komisioni Shtetëror Zgjedhor prej vitit të kaluar e dinim se është vit zgjedhor dhe se do të kemi dy palë zgjedhje, mirëpo ndoshta nuk e dinim se do të jenë në të njëjtën kohë. I kemi ndërmarrë të gjitha aktivitetet sa i përket realizimit dhe zbatimit të procesit zgjedhor.”

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara