www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Më mirë për Tetovën”: Bankat diskriminojnë shqiptarët, nuk pranojnë dokumente zyrtare në gjuhën shqipe

Posted on February 21, 2024February 21, 2024 by User User1

Elmedina Abdullahi nga organizata “Më mirë për Tetovën”, sot ka ngritur çështjen e bankave në vend, të cilat nuk i pranojnë dokumentet zyrtare që janë në gjuhën shqipe.

Ajo tha se kanë dorëzuar kërkesë në Komisionin për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe në Drejtorinë për Mbrojtjen e Konsumatorëve për të ndaluar diskriminimin ndaj konsumatorëve shqiptarë.

“Beteja me institucionet për gjuhën shqipe po vazhdon. Pas regjistrimin si subjekt juridik, ne si shoqatë jemi drejtuar te bankat për të hapur llogari bankare. Për këtë kemi shfrytëzuar dokumentin zyrtarë në gjuhën shqipe që e kemi marrë nga Regjistri Qendror dhe kemi hasur në praktika diskriminuese që kanë të bëjnë me adaptimin e gjuhës shqipe. Shqetësimi ynë është se bankat e RMV-së nuk pranojnë dokument zyrtar në gjuhën shqipe. Nga ne është kërkuar që të njëjtin dokument ta përkthejmë dhe noterizojmë për ta vazhduar procesin e hapjes së llogarisë bankare. Bankat pranojnë dokumentet në gjuhën angleze, ndërsa jo ato në gjuhën shqipe.

“Disa banka as ueb-faqet nuk i kanë në gjuhën shqipe. Vlerësojmë që mungesa e gjuhës shqipe në shërbimet e tyre është praktikë diskriminuese. Gjithashtu konsiderojmë që është në dobi të tyre që të ndjekin praktika inkluzive dhe të ofrojnë shërbime më të mira për klientët e tyre. Kemi pranuar ankesa nga qytetarët që janë detyruar të përkthejnë dokumentet e tyre”, tha Elmedina Abdullahi.

Ajo i bëri thirrje edhe kryeministrit teknik Talat Xhaferi për të parandaluar çdo formë të diskriminimit të gjuhës shqipe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lajmet e fundit…

  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara