www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Janë me qindra goma”, zjarr i madh në fshatin Zhelinë

Posted on February 21, 2024February 21, 2024 by User User1

Një zjarr i madh është raportuar në Zhelinë të Tetovës, shkruan TV21. Një pirg gomash të vjetra është përfshirë nga flakët në një sipërfaqe të hapur pranë një fabrike në Zhelinë. Në vendngjarje janë dërguar zyrtarë policorë nga njësitet policore Grupçin, si dhe ekipe të Njësitit Territorial të Zjarrfikjes-Tetovë, të cilët intensivisht po angazhohen për lokalizimin e zjarrit. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit – kush dhe pse i ka djegur gomat, që paraqet vepër penale ,,Ndotje e ambientit dhe natyrës”.“Dikush nga pronarët e arave pas mua ka pastruar arën dhe ka ardhur deri te grumbullimi i këtyre gomave. Janë me qindra goma këtu të grumbulluara, do të kemi tym të këtij lloji përafërsisht edhe 2 orë poshtë-lartë, mirëpo vlen të ceket se kemi bërë ndarjen dhe për shuarjen totale jemi në procedurë e sipër”, theksoi për TV21 Avni Ahmeti, komandant i zjarrfikësve në Tetovë.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara