www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tiktok nën hetim nga BE!

Posted on February 20, 2024February 20, 2024 by User User1

Bashkimi Evropian do të hetojë nëse TikTok ka shkelur rregullat e përmbajtjes në internet të cilat synojnë mbrojtjen e fëmijëve dhe sigurimin e reklamave transparente. Shefi i industrisë së BE-së, Thierry Breton, tha se vendimin e mori pasi analizoi raportin e vlerësimit të rrezikut të aplikacionit dhe përgjigjet e tij ndaj kërkesave për informacion.

“Sot ne hapim një hetim për TikTok mbi shkeljen e dyshuar të transparencës dhe detyrimeve për të mbrojtur të miturit”,-tha Breton në X. Akti i Shërbimeve Digjitale të Bashkimit Evropian i cili zbatohet për të gjitha platformat online, kërkon që platformat të trajtojnë përmbajtjen e paligjshme dhe rreziqet për sigurinë publike.

Pronari i TikTok me bazë në Kinë, ByteDance, mund të përballet me gjoba të mëdha nëse TikTok shpallet fajtor për shkeljen e rregullave. Megjithatë, platforma ka theksuar se do të vazhdojë të punojë me ekspertë për t’i mbajtur të rinjtë të sigurt. Komisioni Evropian tha se hetimi do të fokusohet në sistemet algoritmike të TikTok. Ky shënon hetimin e dytë të DSA-së pas hetimit të platformës X të Elon Musk.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se një opsion në TikTok mund të mos e dinë shumë njerëz pavarësisht se është i nevojshëm nga të gjithë përdoruesit. Ekziston një opsion përmes së cilit në mënyrë shumë të thjeshtë ju ndihmon të shihni historinë e të gjitha gjërave që i keni shikuar në platformë. Ajo çfarë duhet të bëni është që të shkoni në profilin tuaj në ‘Home’ dhe më pas tek opsioni Search.

Pasi të keni bërë këtë, atëherë tek tabela e kërkimit shkruani simbolin* dhe pas kësaj klikoni tek opsioni ‘search’ me ngjyrë të kuqe dhe do t’ju shfaqet historia e vidoeve që keni shikuar. TikTok ka prezantuar veçori të reja që e bëjnë atë të duket gjithnjë e më shumë si platforma më e njohur për video të gjata, Youtube. Këto ndryshime përfshijnë testimin e videove të gjata 30 minutëshe, vetëm disa muaj pasi filloi testimin e videove 15 minutëshe.

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara