www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shkeli rregulloren e BE-së, Apple rrezikon të gjobitet!

Posted on February 20, 2024 by User User1

Apple më shumë mundësi do të përballet me një gjobë prej rreth gjysmë miliardë eurosh në fillim të muajit të ardhshëm pasi ka shkelur rregulloren e Bashkimit Evropian. Gjiganti i teknologjisë ka qenë nën hetim nga zyrtarët evropianë pas ankesave të Spotify. Ankesa u dorëzua pranë rregullatorëve në vitin 2019.

Hetimi kërkoi të zbulonte nëse Apple po i pengonte përdoruesit e saj të mësonin për abonimet që ishin më të lira në faqen e internetit të vetë operatorit. Sipas informacioneve, Apple do t’i thuhet se veprimet e saj janë të paligjshme dhe do të detyrohet të lejojë shërbimet muzikore të informojnë klientët për ofertat më të lira të abonimeve që janë në dispozicion, nga direkt në faqet e tyre të internetit në vend të sistemeve të pagesave të Apple.

Veprimet e gjigantit të teknologjisë do të cilësohen se “kushte të padrejta tregtare” pasi përdor pozicionin e saj të fortë për të bllokuar rivalët e drejtpërdrejtë të Apple Music të saj. Sipas Financial Times, Brukseli do të vendosë një gjobë prej 500 milion€, që do të përfaqësonte një vendim historik kundër Apple pas vitesh ankesash nga kompanitë, shërbimet e të cilave ofrohen përmes aplikacioneve të iPhone.

iOS 18 me Inteligjencë Artificiale mund të jetë përditësimi më i madh nga Apple. Gjatë vitit 2024 pritet që Apple të prezantojë linjën më të re të telefonave, iPhone 16, e cila thuhet të jetë e fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (Al). Sipas Mark Gurman të rrjetit televiziv Bloomberg, ky përditësim i sistemit operativ mund të jetë më i madhi në historinë e gjigantit teknologjik. Thuhet se karakteristikat gjeneruese të AI ka të ngjarë të jenë pjesë e sistemit operativ iOS 18 i koduar me emrin Crystal.

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara