www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Lloga: Votuesi i ASH-së në të kaluarën ka pranuar të jetë në një listë të përbashkët me BDI-në

Posted on February 20, 2024 by User User1

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga thotë se ASH ka pranuar të jetë në koalicion me BDI-në në disa procese zgjedhore lokale.

“Votuesi i ASH-së ka pranuar të jetë në listë me BDI-në sidomos në zgjedhjet e kaluara lokale sepse kemi garuar bashkë në komunat e ashtuquajtura të vogla ku nuk kemi shanse, kemi garuar bashkë edhe me BDI-në edhe me Besën edhe me PDSH-në në Manastir dhe rezultati ka qenë i shkëlqyeshëm. Krejt faktori politik shqiptar me një listë zgjedhore ka qenë edhe në Ohër, ka qenë edhe në Resnjë. Ka qenë edhe në Çashkë dhe Veles, Zelenikovë dhe Çuçer Sandevë. Dhe kjo për herë të parë ka fuqizuar shqiptarët në këto komuna ku kanë pasur peshë politike.

Sa është e moralshme dikujt t’ia japësh mundësinë ose ta urdhërosh të jetë në një listë me BDI-në, kurse ju ta ruani ‘pastërtinë’ e figurës suaj politike, duke thënë se ‘unë nuk bëj koalicon me BDI-në’. Kjo nuk mban. Nuk është e ndershme. Nuk je i ndershëm me veten, nuk je i ndershëm me njerëzit që i ke brenda shtëpisë tënde”, tha Krenar Lloga në “KlanDebat”.

Në pyetjen se a do të formojnë koalicion me PD-në e Arijanit Hoxhës dhe LP-në e Skender Rexhepit, Lloga u përgjigj se nuk ka diçka konkrete.

“Këto tema akoma nuk janë diskutuar sepse ne dalim prej një situate krize dhe prej situatës jemi duke menaxhuar këtë pjesë të njerëzve, për të sensibilizuar dhe për të treguar se çfarë ka ndodhur. Nuk është menduar dhe as biseduar në lidhje me këto tema. Normalisht, në fuqi mbetet vendimi i kryesisë qendrore që ne vetë të shkojmë në zgjedhje. Në momentin që ne stabilizohemi, në pikëpamjen që ta menaxhojmë këtë situatë të kësaj vale të parë ‘goditëse’ të opozitës, këtij entuziazmi me fishaekzjarre, që duan t’i japin një entuziazëm se u bë opozita bashkë. Nuk ka opozitë të bërë bashkë. Ka Besa që ka tubuar rreth vetes së vet ish partiakët e vet, Kastriotin, Afrimin. Dhe nëse janë pajtuar është e çuditshme se pse duhet të ekzistojnë edhe logot edhe të Alternativës edhe të Besës”, deklaroi Lloga.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara