Trupi i pajetë i një të riu nga Velesi është gjetur nën urën e hekurt në vendbanimin Dvorovi në Veles, informoi për AIM-n, Biljana Gjakovska zëdhënëse e SPB Veles. Nga Prokuroria thonë se është identifikuar trupi i pajetë.
Prokurorja publike Anastasija Milanova ishte në vendin e ngjarjes dhe sipas informacioneve fillestare, siç thonë nga PTHP Veles në trupin e 34-vjeçarit që u gjet i pajetë nuk kishte gjurmë dhune.
