www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

A mund të mësohen njerëzit të jenë optimistë?

Posted on February 20, 2024February 20, 2024 by User User1

Optimizmi është një nga mjetet më të mira për të arritur mirëqenien optimale psiko-fizike,kjo ndjenjë dhe është po aq e fuqishme sa edhe një ilaç. Të shohësh gjithmonë gotën gjysmë të mbushur, të mban të shëndetshëm, të ndihmon të jetosh më mirë, dhe është një antistres shumë efektiv.

  • Gjithçka nis që nga fëmijëria

Po, sepse mund të mësohemi që të jemi optimistë. Gjenetika ndikon vetëm rreth 25 për qind tek kjo prirje. Por edhe ata që kanë tashmë një pikëvështrim të zymtë për të ardhmen, mund ta ndryshojnë atë.

Dëgjimi i fëmijëve dhe të kuptuarit e emocioneve të tyre, vlerësimi i përpjekjeve të tyre pavarësisht nga rezultatet, fokusimi tek ngjarjet e bukura, janë që të gjitha këshilla të mira për t’i mësuar fëmijët që kenë një vizion optimist për gjërat. Por shpresë ka edhe për ata nuk kanë pasur prindër shumë mbështetës.

FOTO: FORBES
  • Ana pozitive

Metodat e strukturuara të psikoterapisë , mund të jenë një zgjidhje për pesimistët e mëdhenj. Për të trajnuar optimizmin, mund të ndihmojë edhe identifikimi i asaj që në jetën e përditshme priremi ta shohim me syrin e keq (punë, marrëdhënie, ose diçka tjetër) duke u përpjekur të kemi një qasje më pozitive. Ose ndaluni dhe reflektoni se sa negative janë mendimet tuaja, në përpjekje për të ndryshuar drejtimin e tyre.

Për shembull, duke hipotetizuar se si të merrni një rezultat të mirë nga një sfidë. Dhe është gjithashtu një ushtrim i mirë i optimizmi të qenit i sjellshëm me veten dhe inkurajimi i vetes.Ose të ndjekësh një mënyrë jetese të shëndetshme, pasi të ndjerit mirë të jep një pamje më rozë mbi botën.

  • Angazhim dhe trajnim

Megjithatë, ekzistojnë edhe ushtrime më të thjeshta që na ushqejnë me pozitivitet. Për shembull heqja dorë nga leximi i lajmeve, sepse 5 minuta lajme të këqija në mëngjes,mjaftojnë për të ndikuar tek e gjithë dita në vazhdim.

Apo mbajtja e një “ditari të mirënjohjes”, në të cilin mund të shkruajmë çdo ditë diçka që na bën të ndihemi mirë, edhe nëse kjo ka qenë vetëm kafeja e mëngjesit, apo gjesti i mirë i një të panjohuri. E njëjta gjë ndodh edhe nëse nuk e humbni rastin për të qeshur, pasi e qeshura është një anti–stres i menjëhershëm.

Madje edhe nëse shkëputeni për pak kohë nga rrjetet sociale. Kur fotot e atyre që duken se bëjnë jetë të mrekullueshme, nxisin një konkurrencë jo shumë të shëndetshme tek ju, është më mirë të shkëputeni për pak kohë./Katror.info

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara