www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Spanjë, arrestohen 17 persona në lidhje me një grup kriminal shqiptar

Posted on February 19, 2024 by User User1

Autoritetet spanjolle zhvilluan një operacion javën e kaluar në Valencia, ku u arrit shkatërrimi i i një organizate kriminale shqiptare për trafikun e drogës.

U arrestuan 17 persona, duke përfshirë liderin e grupit, i njohur për kontaktet e tij të gjera në Amerikën e Jugut (Ekuador dhe Kolumbi), si dhe në Evropë dhe Dubai.

Autoritetet identifikuan drejtuesin e organizatës, i cili drejtonte disa kompani me seli në Spanjë dhe përdorte automjete të nivelit të lartë për aktivitetet e tij. Autoritetet po hetojnë nëse ky rrjet kriminal ka lidhje me Besnik Nikollin, shqiptarin që u kap në fund të vitit të kaluar në Kolumbi.

Në tetë kontrolle të kryera gjatë operacionit, u konfiskuan më shumë se 820 kilogramë kokainë, 226 500 euro cash, tre pajisje zbulimi GPS, 13 automjete (pesë me ndarje sekrete). Të arrestuarit përballen me akuzat për anëtarësim në një organizatë kriminale, trafik droge, pastrim parash dhe sulme ndaj punonjësve të rendit./abcnews.al/

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara