www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Protesta para ambasadës ruse në Shkup pas vdekjes së Navalny

Posted on February 19, 2024 by User User1

Pas vdekjes së liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, përfaqësuesit e organizatës joqeveritare “Civil” lexuan një letër proteste para ambasadës ruse në Shkup, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e tij.

Sipas tyre, shteti është drejtpërdrejt fajtor për vdekjen e një të burgosuri. Nga Civil theksojnë se presidenti rus, Vladimir Putin duhet të gjykohet për ato që ata thonë se janë krime para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Përgjegjësia për vdekjen e një të burgosuri është e shtetit! U bëjmë thirrje urgjentisht autoriteteve ruse të lejojnë një hetim të pavarur mbi rrethanat e vdekjes së Alexei Navalny në një koloni penale siberiane. Ne i bashkohemi kërkesave për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Rusi!”, tha Dragan Mishev, “Civil”.

“Edhe pse trupi i Navalny iu nënshtrua brutalitetit të regjimit, trashëgimia e tij vazhdon, e përjetësuar në zemrat dhe mendjet e mijëra burrave dhe grave të guximshme ruse, të cilët, në nderim të jetës së tij, përballen me brutalitetin dhe vdekjen nga duart e qeverisë ruse”, tha Diana Tahiri nga “Civil”.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara