www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

LSDM e BDI pa marrëveshje për kandidat të përbashkët presidencial

Posted on February 19, 2024 by User User1

BDI-ja dhe LSDM-ja duken larg marrëveshjes për kandidat të përbashkët presidencial, apo thënë ndryshe partnerët e koalicionit do të dalin me kandidatët e tyre. 

Në LSDM akoma vazhdon procesi i vlerësimit të kandidatëve edhe pse emrat që jo zyrtarisht sillen brenda socialdemokratëve janë Stevo Pendarovski, Oliver Spasovski dhe Fatmir Bytyqi. 

Kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski tha se subjekti i tij do të ketë kandidat, ndërsa shtoi se qëndrimi i tyre i betonuar është për të mos mbështetur kandidatin e BDI-së. Kreu socialdemokrat nuk deshi të komenton kandidaturën e mundshme të Ali Ahmetit për president.

“Ata që duan do të na bashkohen, ata që konsiderojnë se duhet të kenë kandidatët e tyre, neve jemi shoqëri demokratike dhe respektojmë vendimet që i marrim i respektojmë. Nuk e kemi thënë dhe nuk kemi biseduar se diçka patjetër duhet të ndodh. Me Ali Ahmetin nuk jam parë. Ne do të kemi kandidatin tonë për president. A do të kandidon Ahmeti apo dikush tjetër nga BDI, për këtë pyesni në BDI”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryetar i LSDM-së.

BDI pritet që kandidatin për president, tani kur u gjet para faktit të kryer përball opozitës, ta shpalos nga mbledhja e partisë. Emri më i përfolur është ai i Bujar Osmanit, por deri tani asgjë zyrtare nuk ka dal nga ky subjekt. 

Ndërkohë opozita shqiptare është përcaktuar për Arben Taravarin i cili duhet të nisë procesin e mbledhjes së nënshkrimeve. E Majta është përcaktuar për Biljana Vankovskan, ndërsa VMRO-DPMNE-ja do ta shpalos emrin e kandidatit për president në Konventën e cila do të mbahet në fillim të muajit mars.

Subjektet tjera akoma nuk kanë shprehur ambiciet për ta garuar në zgjedhjet presidenciale.

Afati i fundit për zyrtrarizimin e kandidaturave për president është 20 marsi. /Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara