www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski: BDI-ja ka opsion të mbështesë kandidatin tonë presidencial ose të kandidojë të vetin

Posted on February 19, 2024February 19, 2024 by User User1

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) do të ketë kandidat për president. Këtë e ka bërë të ditur sot kryetari i kësaj partie, Dimitar Kovaçevski. Ndërkaq ai theksoi se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka opsion të mbështesë kandidatin e LSDM-së ose të kandidojë të vetin, raporton Portalb.mk.

Sipas Kovaçevskit, LSDM-ja do ta shpallë kandidatin e saj për president në fund të këtij muaji ose në fillim të marsit.

“Këtë periudhë po punohet për finalizimin e programit për zgjedhjet dhe përcaktimin e detajeve për ecurinë elektorale si brenda partisë ashtu edhe me partnerin e koalicionit”, tha Kovaçevski i cili theksoi se kandidati i tyre do të mbështetet nga partitë politike progresive.

Ai theksoi se BDI-ja si parti do të vendos nëse do ta mbështesë kandidatin e tyre apo do të propozojë të vetin.

“BDI-ja ka opsionin që ose të mbështesë kandidatin tonë presidencial ose të kandidojë kandidatin e vet presidencial, por ky është vendim i partisë së tyre. Nuk është vendimi ynë”, tha Kovaçevski.

Deri më tani, kandidatura për president kanë shpallur Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët me përkrahje të Lidhjes Evropiane për Ndryshim (Lëvizja Besa, Alternativa, Lëvizja Demokratike) si dhe E Majta (Levica) ka propozuar për kandidate Biljana Vankovskën e cila njihet për gjuhë të urrejtjes.

Zgjedhjet e shtata presidenciale, sipas marrëveshjes politike, do të mbahen më 24 prill, ndërsa zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare do të mbahen më 8 maj, të cilat kësaj radhe do të jenë të rregullta. Nëse do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ato do të përkojnë me zgjedhjet parlamentare dhe do të mbahen më 8 maj.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara