www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Threads së shpejt me funksionin për kontrollim e përmbajtjeve

Posted on February 18, 2024 by User User1

Threads mund të distancohet nga përmbajtja politike, por kjo nuk do të thotë se nuk do të përpiqet të trajtojë keqinformimin që përhapet në rrjete sociale, e veçanërisht në prag të zgjedhjeve.

Së fundmi, kompania ka konfirmuar se është duke u angazhuar në kontrollimin e përmbajtjeve për të adresuar informacionet e rreme që qarkullojnë në Threads, por ende nuk e ka kryer plotësisht zhvillimin e këtij funksioni.

Meta ka njoftuar që nga dhjetori i vitit të kaluar se në fillim të vitit 2024 partnerët e saj do të rishikojnë dhe vlerësojnë përmbajtjet e rreme në Threads.

Me këtë funksion, përdoruesit do të vënë re se në postime shpeshherë do të shfaqen etiketa paralajmëruese si për shembull mbi video të krijuara nga Al. Mesazhi paralajmërues thotë “Informacion i rremë”, duke theksuar se po kontrollohet përmbajtja e tij.

Më poshtë, përdoruesit mund të lexojnë emrin e asaj organizate që e ka verifikuar lajmin, dhe informacione të tjera shtesë në lidhje me përmbajtjen dhe arsyen se pse lajmi është i rremë.

Megjithëse aftësitë e plota të kontrollit ende nuk janë përhapur në Threads, ky funksion do ta dallojë atë nga rivali i tij X, në të cilin përmbajtja menaxhohet nga burime të shumta.

Ndryshe, platforma ka njoftuar se nuk do të shfaq më përmbajtje politike në rekomandimet e saj.

Tani hapi për kontrollin e fakteve po merret si qasje e kujdesshme ndaj lajmeve dhe potencialit për dezinformim. 

Lajmet e fundit…

  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara