www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sela sot ka thirrur kongresin e jashtëzakonshëm të ASh-së

Posted on February 18, 2024February 18, 2024 by User User1

Me fillim në ora 13:00 në sallën e Operas dhe Baletit do të mbahet Kongresi IV i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët, i thirrur nga Sela. Kjo ngjarje është pjesë e zhvillimeve të fundit në partinë që dikur drejtonte Sela. 

Në statusin e tij në facebook Sela ka thënë se “Çdo informatë tjetër që qarkullon ndryshe nga kjo informatë zyrtare, është e rreme dhe tentim për mashtrim dhe defokusim të anëtarësisë”.

Kjo iniciativë e Selës vjen si kundërpërgjigje ndaj kongresit të organizuar nga Taravari, në të cilin delegatët që morën pjesë në konfirmuan kandidaturën e Arben Taravarit për president të vendit. Gjithashtu, ata kanë shfuqizuar vendimet që javën e kaluar miratoi Kuvendi partiak në krye me Ziadin Selën.

Ky moment është i rëndësishëm për subjektin politik dhe mund të ketë ndikim në politikën e vendit, pasi që dje ASh-ja nënshkroi deklaratën për bashkëpunim me bllokun opozitar shqiptar./Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara