www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Normalizimi i lidhjeve të Izraelit me vendet arabe, Amerika sheh një mundësi të jashtëzakonshme!

Posted on February 18, 2024February 18, 2024 by User User1

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken vlerëson se ekziston “një mundësi e jashtëzakonshme” në muajt e ardhshëm që Izraeli të normalizojë lidhjet me fqinjët arabë dhe po ashtu theksoi nevojën për krijimin e një shteti palestinez.

Diplomati i lartë i Uashingtonit vuri në dukje se po bëhen përpjekje reale nga vendet arabe për të rigjallëruar Autoritetin Palestinez, në mënyrë që të bëhet më efektiv në përfaqësimin e palestinezëve. Duke folur nga punimet e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, Blinken u shpreh:

Pothuajse çdo vend arab tani dëshiron që të integrojë Izraelin në rajon. Kjo për të normalizuar marrëdhëniet e për të ofruar angazhime dhe garanci, në mënyrë që Izraeli të ndjehet më i sigurt. Dhe gjithashtu, unë mendoj se është më urgjente se kurrë që ne të vazhdojmë përpekjet drejt një shteti palestinez që garanton edhe sigurinë e Izraelit.

Administrata e presidentit Biden është angazhuar për të siguruar një marrëveshje për normalizimin e lidhjeve midis Arabisë Saudite dhe Izraelit.

Arabia Saudite dhe vendet e tjera arabe kërkojnë krijimin e një shteti palestinez si pjesë të marrëveshjes. Uashingtoni po punon gjithashtu për të arritur një marrëveshje për të siguruar lirimin e pengjeve izraelitë të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor.

Marrëveshja për pengjet dhe një pauzë humanitare shihen si thelbësore për të ndihmuar në avancimin e bisedimeve për një marrëveshje normalizimi midis Arabisë Saudite dhe Izraelit.

Sot është dita e 135-të e luftës në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit. Mbi 40 persona, përfshirë fëmijë kanë humbur jetën në sulmet e reja izraelite në Gazën qendrore. Raportohen edhe të paktën 50 të plagosur. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu bëri të qartë se “një operacion ushtarak në veri” të Rripit është i nevojshëm dhe paralajmëron se trupat e shtetit hebraik do të hyjnë në Rafah pavarësisht nga një marrëveshje e mundshme për lirimin e pengjeve.

Trupat izraelite do të hyjnë në Rafah, pavarësisht nga çdo marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve. Edhe nëse e marrim do të hyjmë në Rafah. Ata që duan të na pengojnë të veprojmë, në thelb na thonë ta humbim luftën. Këtë i thashë edhe presidentit amerikan Joe Biden.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara