www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Platforma X akuzohet për përfitime nga grupet terroriste!

Posted on February 16, 2024 by User User1

Platforma X e Elon Musk po akuzohet se u ka dhënë “liri” disa llogarive të organizatave terroriste të cilat thuhet të jenë nën sanksionet amerikane. Projekti i Transparencës Teknologjike ka njoftuar se ka identifikuar më shumë se një duzinë llogarish në X të cilave u është dhënë mundësia e postimit me pagesë, duke përfshirë postimin e teksteve dhe videove më të gjata. Sipas TTP-së këto llogari janë të listuara si organizata me të cilat SHBA-së i ndalohet të tregtojë ose të bashkëpunojë.

TTP ka deklaruar se dy nga llogaritë e identifikuara i përkasin udhëheqësve të lartë të Hezbollahut dhe grupeve tjera terroriste që drejtohen nga mediat shtetërore iraniane dhe ruse. Madje, akuzat janë përforcuar më shumë kur X ka verifikuar ato llogari me shenjën e kaltër, të cilat shpejt janë larguar nga kompania me arsyen se janë dhënë rastësisht.

Ekipi i sigurisë së X i është përgjigjur akuzave duke pretenduar se i përmbahet detyrimeve ligjore dhe se llogaritë u nënshtrohen kontrolleve për t’u siguruar që janë në përputhje me rregullat. Musk është urdhëruar së fundmi të dëshmojë për herë të tretë në hetimin për blerjen e Twitter. Ky veprim nga gjykatësja amerikane, Laurel Beeler, ndodhi pasi Musk nuk është paraqitur para Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve (SEC).

Sipas gjykatës, Musk nuk u paraqit dhe po i reziston thirrjes me arsyetimin se ky hetim është i pabazë, ngacmues dhe kërkon informacione të parëndësishme. SEC ka paditur pronarin e Tesla-s për ta detyruar atë të bashkëpunojë në hetimin e blerjes së Twitter për 44 miliardë dollarë. Musk ka pasur përplasje të ndryshme me qeverinë. Në nëntor të vitit të kaluar ai dështoi në përpjekjen e tij për të ndaluar Komisionin Federal të Tregtisë (FTC) të kryesonte trajtimin e të dhënave private të përdoruesve. Ai e përshkroi këtë rast si “rast i turpshëm i armatosjes së një agjencie qeveritare për qëllime politike dhe shtypjes të së vërtetës”.

Lajmet e fundit…

  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara