www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Haradinaj homazhe në Prekaz: Liria e shtetit tonë i ka rrënjët këtu

Posted on February 16, 2024February 16, 2024 by User User1

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj bashkë me kolegë, kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, njofton kjo parti përmes një kumtese.

Haradinaj ka thënë se Komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij, ishin vazhdimësi e përpjekjeve qindra vjeçare të shqiptarëve për liri.

“Komandanti legjendar Adem Jashari dhe familjare Jashari, ishin vazhdimësi e përpjekjeve qindra vjeçare të shqiptarëve për liri. Guximi për të vepruar hapur e gatishmëria për sakrificë, e dallojnë komandantin tonë dhe familjen e tij nga të gjitha etapat e kaluara të historisë sonë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj është shprehur se sakrifica e familjes Jashari, shërbeu si shembulli më frymëzues i guximit për të luftuar për liri.

“Liria e shteti ynë i ka rrënjët pikërisht aty ku kulmuan ato përpjekje të parreshtura, në Prekazin legjendar. Në prag të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kujtojmë e nderojmë gjithë anëtarët e kësaj familje, që shërbeu si shembulli më frymëzues i guximit për të luftuar për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Në këtë ditë të veçantë, vazhdojmë të përforcojmë më shumë se kurrë përkushtimin tonë ndaj vlerave të lirisë, për të cilën familja Jashari dhe shumë të tjerë janë sakrifikuar. Duhet të angazhohemi parreshtur në forcimin e shtetësisë sonë duke qenë në rresht me aleatët tanë në krye me ShBA, si anëtare e NATO-s”, ka shtuar Haradinaj.

Haradinaj është mirëpritur nga i pari i familjes emblematike, siç e ka quajtur ai, baca i shqiptarëve, Rifat Jashari.

“Para nderimeve të të rënëve për liri, u mirëpritëm nga i pari i kësaj familje emblematike, baca i shqiptarëve, Rifati. Si gjithmonë, plot jetë e pozitivitet, zemërgjerësi e dashuri për miqtë, luftëtarët e lirisë, Kosovën e kombin përgjithësisht. Kjo shtëpi e madhe e kombit, gjithmonë me dyer të hapura për miliona shqiptarë e miq ndërkombëtarë. Lavdi dhe respekt për familjen Jashari dhe për të gjithë të rënët që ranë për lirinë e Kosovës!”, ka përfunduar Haradinaj.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara