www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kallëzim penal për përdorimin e dokumentit me përmbajtje të rrejshme

Posted on February 14, 2024February 14, 2024 by User User1

Njësiti për Korrupsion pranë Departamentit për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz, deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup, parashtroi kallëzim penal kundër Т.K.(49) nga Shkupi dhe S.K.(56) nga Kosova për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përdorim i dokumentit me përmbajtje të rrejshme”.

E denoncuara T.K., e punësuar në shkollë fillore në f. Draçevë-Shkup, dhe e denoncuara S.K., e punësuar në Spitalin e Përgjithshëm Dibër, janë furnizuar me certifikatë ndërkombëtare të rrejshme për njohjen e gjuhës angleze, të lëshuara nga shkollë e gjuhëve në R. e Bullgarisë. T.K. e ka përdorur cerifikatën gjatë aplikimit në shpallje publike për zgjedhjen e drejtorit në shkollë fillore në f. Draçevë, pas së cilës me vendimin e kryetarit të Komunës Kisella Vodë është emëruar drejtoreshë në shkollë.

Në mënyrë të ngjashme, S.K. e ka përdorur certifikatën e gjuhës angleze me rastin e aplikimit në konkurs për emërimin e drejtoreshës së ISHP Spitali i Përgjithshëm Dibër, pas së cilës nga ministri i Ministrisë së Shëndetësisë e ka emëruar ushtruese e detyrës drejtoreshë e ISHP Spitali i Përgjithshëm Dibër.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara