www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Biden letër Vuçiqit: Marrëveshja me Kosovën, hap kyç për stabilitet në rajon dhe Evropë

Posted on February 14, 2024 by User User1

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pranuar një letër urimi nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden me rastin e festës kombëtare të 15 shkurtit, raportojnë mediat në Serbi.

Në letrën e Biden drejtuar Vuçiqit, pos tjerash thuhet që SHBA-të do të mbështesin Serbinë drejt anëtarësimit në BE.

Tutje raportohet se Biden në letrën e tij ka inkurajuar Serbinë që të vazhdojë me progresin e arritur vitin e kaluar në dialogun me Kosovën, i cili ndërmjetësohet nga BE, transmeton Telegrafi.

“SHBA-ja mbështet rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE dhe mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Serbinë të forcojë institucionet e saj demokratike drejt përmbushjes së këtij qëllimi”, thuhet në letrën e Biden.

Presidenti amerikan ka përmendur edhe çështjen e marrëveshjes me Kosovën.

Marrëveshja për normalizim dhe implementimi i saj paraqesin hapa kyçë drejt një të ardhme më të qetë dhe të suksesshme për Serbinë, rajonin dhe Evropën”, nënvizohet në urimin e presidentit të SHBA-ve.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara