www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Trumpi i kërkon Gjykatës Supreme të ndërhyjë në çështjen e imunitetit

Posted on February 13, 2024February 13, 2024 by User User1

Donald Trump i ka kërkuar Gjykatës Supreme amerikane më 12 shkurt që të pezullojë një vendim gjyqësor që hodhi poshtë pretendimin e tij se ka imunitet nga ndjekja penale për rastin gjyqësor, ku ai po akuzohet se tentoi të përmbyste humbjen në zgjedhjet e vitit 2020. Ai ka argumentuar se pa një mburojë të tillë, “presidenca, siç ne e njohim, nuk do të ekzistojë më”.

Trumpi, që po synon të fitojë zgjedhjet presidenciale amerikane të nëntorit, u ka kërkuar gjykatësve që të pauzojnë vendimin e 6 shkurtit, që u mor nga një panel gjyqtarësh të Gjykatës Supreme të Qarkut Kolombia. Paneli prej tre gjyqtarësh hodhi poshtë pretendimin e Trumpit se ai ka imunitet nga përndjekja ligjore.

Avokatët e Trumpit, në kërkesën dorëzuar në Gjykatën Supreme, thanë se “mbajtja e gjyqit penal për muaj të tërë ndaj presidentit Trump në mes të një sezone zgjedhore do të dëmtojë në mënyrë drastike aftësinë e Trumpit për të bërë fushatë” kundër presidentit Joe Biden për zgjedhjet e nëntorit.

Avokatët kërkuan që gjykatësit të pezullojnë procedurat gjyqësore, pasi po kërkojnë që kjo çështje të rishqyrtohet nga një gjykatë në qarkun e Uashingtonit dhe nëse është e nevojshme, më pas të apelohet në Gjykatën Supreme.

Në një gjykatë federale në Uashington ishte paraparë që të niste gjyqi ndaj Trumpit më 4 mars, nën akuzat për përmbysje të rezultatit. Data e nisjes së gjyqit është shtyrë dhe nuk është vendosur një datë e re.

Trump, që përballet me katër akuzat penale, është ish-presidenti i parë amerikan që ndiqet penalisht. Ai konsiderohet kandidati kryesor për të fituar nominimin e republikanëve për të sfiduar demokratin Biden, në zgjedhjet e nëntorit. /REL

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara